Nga njeriu human drejt njeriut transhuman

  Av. Faik MIFTARI

Klaus Schwabi, drejtori gjeneral i Forumit ekonomik botëror, gjatë vitit të kaluar, pas paraqitjes së  pandemisë së koronës, së bashku me Thierry Malleret kanë shkruar librin me titull:“COVID -19- Rivendosje e Madhe“. Titulli është vetvetiu domethënës. COVIDI-19  shërben për rivendosje të madhe në botë. Nga ky libër shihet se kjo rivendosje  e madhe  është programuar kohë më parë dhe vetëm pritej çasti i duhur se si të zbatohet. Në këtë vështrim do të cek  disa nga konkluzionet e Klaus Schwabit dhe Thierry Malleret të cekura në librin  e tyre  ”COVID-19-Rivendosje e madhe”.

E para, “pandemia COVID-19 është një dritare unike e mundësisë me të cilin njerëzimi duhet të futet në ardhmëri. Kurrfarë kthimi prapa nuk mund të ketë. Në pyetjen e shtruar: kur do të kthehemi jetës normale? Përgjigjja është e shkurtër:Kurrë! Historia tani e tutje do të ndahet në dy epoka: epoka para  korona virusit  dhe pas korona virusit”.

E dyta,” E ardhmja e ndritur” do të jetë bota në të cilin do të fshihen dallimet në mes shteteve të pasura dhe të varfra, dhe me kalimin  kohës do të eliminohen kufijtë shtetëror. Po lind një shtet botëror me një qeveri botërore. Çështja e qeverisë botërore është thelbi i të gjitha çështjeve. Pikëpamjeve dhe paragjykimeve  të errëta fetare do të shpallet luftë”.

E treta, “ekonomia e kësaj boteje të re duhet të jetë e centralizuar dhe e udhëhequr nga monopolet gjigante botërore. Prona private dalëngadalë do të mënjanohet, dhe vendin e saj do të zë ekonomia e shfrytëzimit apo e pjesëmarrjes. Paraja e gatshme(cash) do të zhduket, dhe do të futet valuta digjitale”.

E katërta, “do të ndodh transformimi drejt energjisë”së gjelbër” e cila do të mënjanojë energjinë e karburanteve fosile. Do të futen kufizimet për ujin, energjinë elektrike,mishin dhe produkteve industriale. Ndërsa mjeti më radikal për zvogëlim të rrezikimit të ambientit natyror do të jetë zvogëlimi i rritjes demografike dhe zvogëlimi i numrit të popullatës botërore”.

E pesta,”do të jetë i përfunduar robotizimi në të gjitha sferat e ekonomisë dhe jetës publike. Do të zvogëlohen në sasi të madhe vendet e punës. Gjer në vitin 2035 do të mund të automatizohen 86% të vendeve të punës në restorante, 75% në tregti dhe 59% në industrinë e argëtimit. 75% të restoranteve do të mund të mbyllen për shkak të “locdownit” dhe futjes së masave të distancës sociale. Asnjë degë e industrisë, asnjë ndërmarrje nuk do të mbetet pa u goditur me këto masa. Parashihet futja e ardhurave themelore të detyrueshme për njerëzit të cilët do të zëvendësohen me robotët, por me kusht që të jenë të vaksinuar”.

E gjashta, „do të vazhdohet digjitalizimi i të gjitha sferave të ekonomisë dhe shoqërisë. Do të vendoset kontrolli efektiv mbi sjelljet dhe lëvizjet e njeriut, me ndihmën e teknologjisë së njohjes së fytyrave njerëzore. Për të parandaluar pandeminë është e nevojshme të krijohet rrjeti botëror i kontrollit digjital“.

E shtata, modeli i ri i ruajtjes së shëndetit do të parashikoj testimin e rregulltë, vaksinimin e obliguar, lëshimin e pasaportave shëndetësor, futja e kufizimeve dhe dënimeve për personat të cilët do të shmangen përmbajtjes të kësaj disipline mjekësore”.

         E teta, “në frymën e transhumanizmit njeriu do të jetë i“i përsosur”.

Në këtë vështrim do të ndalem tek konkluzioni i tetë i Klaus Shvabit dhe Thierry Malleret, se çfarë domethënie ka fryma e transhumanizmit, apo çfarë do të thotë njeriu “i përsosur” të cilin e parashohin Klaus Shvabi dhe Thierry Malleret .

Futurologu Esfendiari:” transhumanistin e ka definuar si “njeriun kalimtar” si qenie e vetëdijshme i cili evulon në ”pasardhës të njeriut”, i modifikuar në atë mënyrë se më nuk do të jetë njeri. Jo-njeri i tillë ka trupin të përmirësuar me implantante, është pa gjini, riprodhohet(rishumëzohet) në mënyrë artificiale dhe ka individualitet të multikomplikuar,  në të vërtetë vetëdija e tij sikurse personaliteti i tij është i shpërndarë në disa trupa, biologjike dhe teknologjike. Shkurt, transhumanisti është ai i cili përgatitet të shndërrohet në njeriun- pasardhës”.

Në vitin 1998 është themeluar asociacioni transhumanist, qëllimi i së cilës është që transhumanizmin ta pranojnë jo vetëm institucionet shkencore por edhe strukturat e pushtetit. Është publikuar edhe deklarata transhumane në të cilën theksohet se:” teknologjia e përparuar jo vetëm që ndryshon njerëzit, por edhe kërkon drejtën morale mbi kryerjen e eksperimentimeve me njerëz” .

Sipas O.Cetverikos: ”projekti i transhumanizmit nuk është margjinal, ky është drejtimi më i ri strategjik i elitës botërore. Është e nevojshme që personaliteti të sillet në nivelin e dëshirës dhe të transformohet në qenie pasnjerëzore me implementimin e çipave ndryshme, vetëdijes kiborg, të integruar në rrjetin informativ botëror me anë së cilës do të kontrollohet njerëzimi. Njeriun duhet shndërruar në konsumatorin primitiv, të privuar nga vetëdija dhe ndërgjegjja njerëzore, të privuar nga identiteti personal, kombëtar dhe fetar. Në atë mënyrë transhumanizmi po dëshmohet si lëvizje jo vetëm antifetare por edhe antihumane, pasi që nën ombrellën e “drejtave njerëzore” dëshirohet të përfshihet “drejta” e shfuqizimit të njeriut si qenie njerëzore”.

Gjendemi para një periudhë të përpjekjes së shndërrimit  të njeriut nga qenie humane të krijuar nga Zoti fuqiplotë në qenie trans-humane që po tentohet të krijohet nga  elita  botërore. A  do të  realizohet në praktikë parashikimi i F. Niqes se: “Njeriu është ai që duhet heq dorë”, si qenie humane apo do të vazhdojë të  qëndrojë  edhe më tutje si qenie humane , do të varet nga vetëdijesimi dhe ndërgjegjësimi i vet njerëzve gjatë periudhës së ardhshme kohore.

 

14.07.2021                                                            

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne