Nga opozita greke vijnë sinjale për ankimimin e “Marrëveshjes së Detit” në Gjykatë

Nuk është vetëm opozita shqiptare që nuk dëshiron një marrëveshje të re detare me Greqinë. Prova më e fortë ishte dalja e Ilir Metës në konferencë për shtyp dhe publikimi i korrespondencës me Ministrinë e Jashtme, duke mos harruar këtu edhe kundërshtinë e Sali Berishës e Lulzim Bashës ndaj një marrëveshje të re që mesa duket është më e favorshme se ajo e vitit 2009.

Nga ana tjetër ndonëse kryeministri grek Cipras ka informuar liderin e opozitës për ecurinë e negociatave me Shqipërinë, ish-ministri konservator i Demokracisë së Re, Stephanos Manos ka folur për rreziqet e “mbi-centralizimit” të bisedimeve me Shqipërinë nga ministri i jashtëm, Nikos Kotzias.

Kam vërejtur se së bashku me Maqedoninë dhe përkrah skandalit të Novartis, një plan “sekret” i z. Kotzias është në zhvillim e sipër me Shqipërinë. Shqipëria kishte një marrëveshje në 2009 për përcaktimin e zonave detare. Ajo hasi në vështirësi të brendshme të zbatimit, sepse marrëveshja u anulua nga Gjykata e saj. Këtu, z. Kotzias duket se ka rënë dakord për një delimitacion të ri të zonave detare. Pyes veten nëse zoti Kotzias ka një mandat të tillë dhe nëse shqiptarët rrezikojnë të njëjtën gjë si ne: anulimin e çdo marrëveshjeje në gjykatat greke.

Pavarësisht nga rasti, unë e shoh absolutisht të papranueshëm diskutimin e çështjeve të tilla në mungesë të transparencës për opinionin publik dhe larg kontrollit të opozitës që duket se nuk di asgjë. Për fat të keq, çdo gabim apo pakuptimësi nga z. Kotzias kur përcaktohet zona e detit në Detin Jon mund të ketë pasoja dramatike për Egjeun“- thekson në postimin e tij ish-ministri i Shtetit në qeverinë Mitsotakis.

Përveçse politikë e brendshme, kjo e Manos, është po ashtu një ndihmë edhe për ish-partnerin e Demokracisë së Re, Sali Berishën që firmosi në vitin 2009 një marrëveshje që sot nuk di ta mbrojë as vetë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne