“Presidenti i përbashkët”, Ambasada e SHBA: Mbetëm të zhgënjyer

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë është shprehur e zhgënjyer nga deklaratat e Kryeministrit Edi Rama për President të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Në një postim në Twitter, ambasada amerikane thotë se të tilla deklarata dëmtojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e tjera fqinje në rajon.

“Ambasada e SHBA mbeti e zhgënjyer nga deklarata e Kryeministrit Rama mbi Shqipërinë dhe Kosovën me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje. Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë dhe të lënë mënjanë gjuhën ndarëse të së shkuarës”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.

Gjatë seancës solemne të Kuvendit të Kosovës më 18 Shkurt për 10-vjetorin e Pavarësisë, Kryeministri Edi Rama hodhi idenë e një Presidenti të përbashkët të unitetit kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kjo deklaratë e tij pasoi me reagime kundërshtuese nga mediat greke dhe serbe, por edhe nga Komisioni Evropian.

o.j/dita

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne