Shqiperia

Nga sot nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkuan 60 minuta para

Nga sot nis llogaritja verore e kohës, ndërkohë që keni humbur një orë nga gjumi juaj. Momenti zyrtar i ndërrimit të orës ishte pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kaluan 60 minuta para duke shënuar 03:00.

Dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë.
Këtë vit, e diel më 29 mars shënohet fillimi i llogaritjes verore të kohës.

Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas./tpz

OPINIONE

INTERVISTA