Numri global i vdekjeve nga koronavirusi tejkalon shifrën 30 mijë

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, numri global i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 30 mijë.

Koronavirusi, i cili për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, është përhapur në të paktën 177 vende dhe rajone në mbarë globin, me gjithsej 649 mijë raste të konfirmuara dhe 30.224 vdekje.

Deri më tani po ashtu gjithsej 137.283 persona të diagnostifikuar me koronavirus në mbarë globin janë shëruar.

Italia, Spanja, Kina dhe Irani vazhdojnë të jenë vendet më të prekura sa i përket vdekjeve, por SHBA me 115.547 raste të konfirmuara kryeson listën me numrin më të madh të rasteve të diagnostifikuara.

Italia ka regjistruar më së shumti vdekje se çdo vend tjetër në botë, gjegjësisht 10.023 vdekje dhe rreth 92.500 raste të diagnostifikuara, ndërsa Spanja ka regjistruar 5.812 vdekje dhe mbi 72.200 raste të diagnostifikuara.

Kina, vendi ku u shfaq koronavirusi, pason Spanjën me 3.100 vdekje dhe gati 82 mijë raste. Ndërkohë, numri i vdekjeve në Iran ka arritur në 2.517 dhe numri i rasteve të diagnostifikuara mbi 35.400.

Shumë vende kanë kufizuar fluturimet nga vendet më të prekura dhe kanë zbatuar bllokime pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli shpërthimin një pandemi dhe Evropën si epiqendër të re të shpërthimit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne