Ekonomi Rajoni

Skandali në Thesarin e Kosovës, Ministrja e Financave kërkon ndihmën e Guardia di Finanza

Ministrja e Financave në Kosovë, Hykmete Bajrami ka kërkuar ndihmën e Guardia di Finanza për të hetuar skandalin në Thesar që çoi në vjedhjen e 2 milionë eurove.
Bajrami ka bërë me dije se i ka dërguar një letër Italisë që Guardia di Finanza të auditojë Thesarin.
Ajo thekson se lufta kundër hajdutëve do të vijojë me gjithë kapacitetet vendore e ndërkombëtare dhe krimet do të ndiqen deri në fund.
STATUSI NGA HYKMETE BAJRAMI
Kundër hajnave edhe me Guardia di Finanza
Më 6 tetor 2020, Gurdia di Finanza bashkë me Ambasadorin italian z. Nicola Orlando kanë vizituar Ministrinë e Financave. Kemi zhvilluar takim pune ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të ATK-së, Doganave dhe të Njësisë së Inteligjencës Financiare. Në këtë takim kemi biseduar për një projekt të mundshëm në mes Gurdia di Finanza, ATK-së, Doganës dhe NJIF, projekt ky që do të financohej nga BE. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është luftimin e evazionit, informalitetit, kontrabandës, pastrimit të parave dhe aktiviteteve tjera të kundërligjshme që dëmtojnë financat publike.
Në atë takim jemi pajtuar që institucionet tona të identifikojnë fushat ku dëshirojnë bashkëpunim, gjë të cilën e kanë bërë me kohë.
Pas vjedhjes në Thesar, në cilësinë e Ministres së Financave i kam dërguar letër ambasadorit Italian, që në fusha të bashkëpunimit të përfshihet edhe Thesari, me theks auditimi në Thesar, por edhe ngritja e nivelit të sigurisë dhe integritetit të sistemit. Njëherit kam kërkuar nga ambasadori i BE-së z.Tomas Szunyog edhe mbushjen financiarë nga BE që Gurdia di Finaza të auditojë Thesarin.
E kam thënë edhe një herë e përsëris edhe sot se lufta kundër hajnave do të vazhdojë me krejt kapacitetet e mundshme VENDORE E NDËRKOMBËTARE pavarësisht lidhjeve të atyre që kryejnë krime, do të ndiqen deri në fund.
Hykmete N. Bajrami
Ministre e Financave


/BW

OPINIONE

INTERVISTA