FORCA VIZIONARE E FUQISHME TURKE MPOSHTI PLANET IMPERIALISTE!

Nga Savash VELIU

Tani po përballemi me një madhësi të paparë në historinë e njerëzimit dhe zaret po rrotullohen! A do të arrijë Donald Trump, së bashku me Vladimir Putin, Rexhep Tajip Erdogan, Si Xhi Pin, t’i japin fund perandorisë 1000-vjeçare dhe shtetit të thellë që punoi pa qenë i dukshëm për të paktën 200 vjet në mënyrë që të përdorte të gjitha vendet në botë, tani kur është shumë afër fitorja e globalistit, Joe Biden!

Dhe sot shtypi britanik vlerësoi se Turqia është fituesi i vërtetë i luftës në Nagorno-Karabah dhe se roli vendimtar i Ankarasë në rajon tashmë është bërë i qëndrueshëm, ndërsa Perëndimi është lënë mënjanë nga ky realitet.

 Armenia nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të pranonte një marrëveshje paqeje “poshtëruese”, e cila siguron dominimin e Azerbejxhanit proturke. Kremlini mund të ketë siguruar paqen në Kaukazin Jugor me marrëveshjen për t’i dhënë fund një lufte gjashtëjavëshe ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit për Karabakun Malor, por luftën e ka fituar Turqia.

Ishte frika e Rusisë pas fitores së Biden të përshpejtoj zgjidhjen për konfliktin në Karabah të tërheq detyrimisht me vete edhe Turqinë për marrëveshjen Paqësore (kapitulimit) para se t’i kaloj posti presidentit sionist Joe Biden, i cili njihet si pro-armenian dhe mbështës i kryeministrit armen Nikola Pashinyan pro-Nato dhe pro-Anglo-Amerikan, ndërkohë është një shërbetor edhe i Xhorxh Soros.   

Akti i Putinit ishte me tendenc të largoj pashinyanin proanglo-amerikan nga pushteti armenian dhe të instaloj një figur prorus sepse futja e Natos dhe e Amerikës në Nagorno Karabah do të ishte e pashmangshme që do të thoshte fundi i influencës Ruse mbi Kaukaz dhe Azinë Qendrore. Prandaj Putin ishte i detyruar të ftoj Turqinë në tavolinë si një garancë për influencën ruse në rajonin e sovjetikëve sepse edhe Turqia është një antare e NATO’s dhe në këtë mënyrë mbyllet automatikisht rruga e ardhjes së NATO’s në rajonin e Kaukazit pas vendosjes së Turqisë.

Rusia e ngushtuar në terren u pajtua të ndaj kolaçin aktual me Turqinë e miqësuar në vend të Amerikës antiruse. Supremacia e Azerbejxhanit në fushën e luftës e mbështetur nga armët dhe ushtarakët turk mposhti iluzionet e Armenisë anglo-amerikane e Ruso-sovjetike të dominojnë këtë rajon të pasur me xehe strategjike para ndërhyrjes së fuqishme ushtarake turke që garantoj të drejtën e humbur para 100 viteve ti’ ribashkohet tokave turke prej detit Egje, detit të Zi e deri te deti Kaspik, një destinacion që ia siguron ‘’Rrugën Toksore’’ më jetike të kohës. Kjo rrugë toksore tejet strategjike do të jetë arena e ardhshme e përplasjeve të mëdha mes shteteve pretenduese të bëhen superfuqi ekonomiko-ushtarake në qendrën Euro-Aziatike, por krejt kjo me gjasa tani do të varet prej vullnetit të Turqisë e cila paraqitet sot si ‘’Shteti Kyç’’ në këtë rajon gjeo-strategjik që do jep ‘dritë jeshile’’ sipas tekave politike të saja. Kjo është ajo që thekson edhe shtypi britanik se fitorja e vërtetë në luftën e Nagorna Karabah është Turqia!       

Mbështetja e fortë politike turke, dronët turq të teknologjisë së fundit dhe këshillat e ushtarakëve turq me përvojë e anuan ekuilibrin në favor të Azerbejxhanit duke i mundësuar atij liri manovrimi mbi pozicionet armene në atë që konsiderohej të ishte kështjella malore gati e pathyeshme e Karabakut Malor.

Lufta gjithashtu ka treguar hapësirën e kufizuar të Rusisë për manovrim në Kaukazin Jugor, tani ajo ka nevojë për mbështetje turke, qoftë edhe në prapavijë, për të vendosur stabilitetin rreth kufijve ruse. Kremlini u përpoq dy herë të vendoste armëpushim, por të dy dështuan. Vetëm tani, kur lufta ishte afër një përfundimi me disa mijëra njerëz të vrarë, Kremlini ishte në gjendje të siguronte një marrëveshje paqeje domethënëse me ndërhyrjen turke.

 Dallimin e ka bërë Turqia dhe tani ajo do të korrë shpërblimet politike. Një politikë e jashtme proaktive në zgjerim është thelbësore për imazhin e Turqisë. Ajo ka forca në Sirinë fqinje e në Libi, kurse tani ka ndikim të madh edhe në Kaukazin Jugor. Ankaraja gjithashtu ka shtyrë qeveritë e Azisë Qendrore, me lidhjet e tyre turke dhe islame, për të mbështetur Azerbajxhanin. “Fuqia e fortë” u bën përshtypje këtyre ish-shteteve sovjetike dhe shpërblimet e Turqisë për ta do të rriten.

Armenia dhe Kryeministri Pashinyan bashkë me Grupin e ‘’Minskut’’ janë humbësit e mëdhenj sepse potezi i fundit Rus largoi dy partnerët e saj Amerikën dhe Francën prej tavoline dhe aty  uli Turqinë. Për Pashinyanin humbja e kontrollit të rajonit vetëm dy vjet pasi u shty në pushtet në një revolucion proamerikan, ndoshta do të shkurtojë karrierën e tij politike dhe humbja e Kaukazisë nga bota perëndimore që e kishin rezervuar vetëm për vete.

Turqia me rastin e thirrjeve të perëndimit mbylli sy e vesh sikur ata kur shtireshin kinse nuk dëgjojnë thirrjet turke që vazhdoj politikën e saj të pavarur drejt interesave të saja nacional-strategjike, akti që tregon se më nuk do të bëhet asnjë punë në këtë gjeografi delikate pa u pyetur Turqia.   

Turqia Erërat në Republikat Turke të Rusisë i ktheu në ‘Dallga’ të Turqisë e cila që tani do të lidhet me tokat turke prej Republikës së pavarur Nahçivan drejt Turkistanit me gjasa të përballet me Republikën e Kinës si një kërcënim i ri për Kinën Komuniste diktatoriale.

Gjatë fjalimit të fundit presidenti Erdogan në Fjalim Fitoreje për Nago-Karabakun dha Mesazhin BOTËS se; Rradhën tani e ka ”Siria”…. !!!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne