Dhjetra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të protestuar kundër genocidit Izraelit në Palestinë.
Ata mbanin në duar pankarta ku dënonin genocidin dhe sulmet e Izraelit në Gaza.
“Ndalo bombardimin në Gaza”, “Ndalo Vrasjen e fëmijëve të Pafajshëm”, “Zbato rezolutatat e OKB”, “Stop antisemitizmit, stop Islamofobisë”, “Amnesty International: Izraeli ka kryer në gaza krime kundër njerëzimit, akte të ndaluara nga statute i Romës dhe Konventa e Aparteidit”, ishin disa nga pankartat në duart e protestuesve.
Në protestë tërhoqi vëmendje një zonjë e cila kishte dalë bashkë me vajzën e saj të paralizuar. Në duar ajo mbante flamurin e Palestinës dhe një pankartë ku shkruhej: “Jemi me ju”.
Vajza e paralizuar në karrocë mbante një pankartë në duar ku shkruhej “Paqe për Palestinën”
Për të treguar qartë se shteti i korruptuar shqiptar është në anën e Izraelit kishte në dorë një pankartë ku shkruhej: “Po protestoj edhe për kolegët që kanë frikë se I heqin nga puna”./GazetaImpakt/