Nga zyra luksoze te qelia e ftohtë/ Veliaj do të kalojë natën pas hekurave!

Pas ekzekutimit të urdhrit të SPAK për arrest me burg, Erion Veliaj ka kaluar natën në Bllokun e Sigurisë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Zyrtarët e policisë janë larguar nga ambientet pas përfundimit të procedurave, ndërsa Veliaj pritet të qëndrojë atje për rreth 72 orë deri në vendimin e Drejtorisë së Burgjeve për transferimin e tij në paraburgim.

Ish-kryebashkiaku, i cili deri dje drejtonte Tiranën, tani përballet me realitetin e prangave dhe qelisë, teksa hetimet e SPAK vazhdojnë. Ndërkohë, vendimi përfundimtar mbi paraburgimin e tij mbetet në dorën e autoriteteve përkatëse./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne