Ngacmime seksuale në shkollat e FETO-s

Ndërkohë që në Shqipëri kohët e fundit është vënë në pikëpyetje zgjedhja e Kryetarit të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, nga kundërshtari i tij dhe njëkohësisht Myfti i Tiranës, Ylli Gurra u shpreh se ky institucion i rëndësishëm është i katapultuar nga një qark dhe grup i caktuar duke vënë gishtin mbi gylenistët, nga shkollat e ithtarëve të FETO-s nëpër botë vazhdojnë të vijnë lajme negative.

Mësuesia është e shenjtë themi në këto ditë festash duke ngritur lart figurën e atyre që janë heronj të padukshëm në edukimin e brezave të rinj, mirëpo nuk mungojnë edhe rastet kur figura e tyre përdhoset nga raste të tilla sporadike.

Rasti i radhës vjen nga një shkollë e FETO-s në SHBA, ku sipas gazetës Paterson Times, e cila përmes një lajmi të bazuar në dokumenta të Gjykatës së Lartë të New Jersey, këshilltarja J.R., e cila është e punësuar në shkollën e FETO-s në Paterson të New Jersey, është gjendur për herë të tëra përballë sulmeve seksuale të drejtorit të kësaj shkolle, Doğan Hamit Necimoğlu. Personi i sulmuar është larguar nga puna pasi këtë temë e ka biseduar me Gülten Bergal dhe Lari COBB, persona këta që janë të punësuar në shkollën Ilearns School. Gazetarët kanë pyetur edhe një nga drejtuesit me emrin Nihat Güvercin për rastin në fjalë, pyetje këto që kanë mbetur pa përgjigje.

– Mësuesi i FETO-s në Rumani dënohet me burg
Rasti në fjalë nuk është i vetmi pasi një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në shkollat e FETO-s në Rumani. Mësuesi i fizkulturës në shkollën Spectrum në Pantelimon të Bukureshtit me emrin Hasan Altuntaş ka ngacmuar seksualisht një vajzë 9 vjeçare. Gjatë hetimit doli në pah që ky nuk ishte rasti i parë që Hasan Altuntaş bënte një gjest të tillë të turpshëm. Ai ishte akuzuar edhe më herët për raste të ngjashëm. Pas raporteve të prokurorisë, pyetjeve në praninë e psikologëve dhe nënshtrimi ndaj makinën së vërtetësisë, Altuntas është dënuar me burg nga drejtësia rumune për këtë rast.

– Drejtësia kosovare i vë gjobë shkollës gyleniste për kamerat e instaluara në banjo
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur 12 mijë euro gjobë për Kolegjin Mehmet Akif Ersoy. Shkolla e akuzuar si gyleniste kishte vendour kamera edhe në ambientet e banjove të shkollës, gjë e cila doli në pah pas ankesave të nxënësve dhe prindërve të tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne