QSUT s’kryen analiza, gjyshja me nipërit e sëmurë merr borxh për tek privati

Alltone Haldeda, një e moshuar nga Laknasi, bashkia Kamëz, ka ardhur në spitalin ‘Nënë Tereza’ përmes referimit për të vizituar tek specialisti dy nipërit e sëmurë nga reomatizma.

Pas vizitës tek mjeku pediatër, ky i fundit me të drejtë ka kërkuar me të drejtë kryerjen e disa analizave për të përcaktuar saktësisht diagnozën duke e pajisur të moshuarën me recetë mjekësori që mban vulën e QSUT. Por njëherazi gjyshes i është komunikuar edhe fakti tjetër se shumë prej analizave të përshkruara nuk realizohen në spital por vetëm tek privati.

Kostoja e analizave në privat është 140 mijë lekë të vjetra të cilat gjyshja thotë se nuk i ka dhe se do t’i marrë borxh siç ka vepruar edhe më herët kur dy nipërit i ka patur të shtruar në pediatri. E indinjuar jo me mjekët, por me shtetin e moshuara i drejtohet kryeministrit.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Nyh9S5yrG7o]

Ndërkohë burime nga spitali ‘Nënë Tereza’ informojnë se me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë analizat që kërkohen nga mjeku specialist në QSUT duhet të realizohen në laboratorët e sistemit parësor dhe më pas përgjigjet të sillen edhe një herë në QSUT që të fiksohet diagnoza si dhe mënyra e trajtimit.

Por të tjera burime konfidenciale nga shërbimi pediatrik në QSUT informojnë se prej kohësh laboratori qendror nuk kryen një numër të madh analizash bazike duke nisur nga analiza PCR.

1.PCR, analizë rutinë për infeksione
2.T3 T4, analizë per tiroidet
3.Shumica e analizave hormonale
4.Analiza e Hepatit A dhe infeksione te tjera
5.Testi i djerses
7.Testi ne gjak per glutenin

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne