Autoritetet holandeze tregojnë se ku ndryshojnë kriminelët shqiptarë nga të tjerët

Sipas autoriteteve holandeze rrjeti i kriminelëve shqiptarë po zgjerohet çdo ditë e më shumë.

Mësohet se ata janë të përqendruar më shumë në provincën e Lumburgut.

Kriminelët shqiptarë janë më shumë të përfshirë në trafikimin e drogës, por gjithashtu kanë shkaktuar edhe mjaft probleme, pasi dyshohet se kanë vjedhur një numër të madh shtëpish.

Ndërsa autoritetet holandeze thonë se ata po fitojnë gjithmonë e më shumë territor në trafikun e lëndëve narkotike.

Policia holandeze në një raport të publikuar së fundmi thekson se kriminelët shqiptarë punojnë të organizuar.

Madje, në këtë raport tregohet edhe se sa ndryshojnë kriminelët shqiptarë nga të tjerët, pasi ata ata nuk dalin jashtë, nuk përzihen me makina të shtrenjta dhe nuk mburren me paratë që fitojnë nga punët e pista.

Një polic është shprehur kështu:

Ata po marrin një rol gjithnjë e më të madh në botës e drogës, sepse ata nuk dalin jashtë, nuk përzihen me makina të shtrenjta dhe nuk mburren me paratë që fitojnë, gjë që i bën ata një partner të besueshëm për kriminelët tjerë”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne