Paralajmëron May: Britania mund të mos dalë kurrë nga BE

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka paralajmëruar ligjvënësit, se nëse javën e ardhshme e refuzojnë planin e saj për Brexit-in, atëherë Britania mund të mos dalë kurrë BE-në.

Ligjvënësit britanikë pritet të votojnë të martën për marrëveshjen. Në janar ata kanë votuar kundër marrëveshjes së parë, të cilën May e dërgoi në parlament.

Kryeministrja May po kërkon ndryshime të “minutës së fundit” në marrëveshjen me Bashkimin Evropian.

Ajo gjatë fundjavës të do të bisedojë edhe njëherë me udhëheqësit evropianë në përpjekje për t’i bindur ata që të miratojnë ndryshimet, përmes të cilave do ta kishte shumë të lehtë të marrë votën pro në parlamentin britanik.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne