Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje e këtë hërë në Laç të Kurbinit.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se i vdekur ka mbetur një 53 vjecar. Ngjarja ka ndodhur në hotel në aksin rrugor që lidh Lezhën me Mamurrasin.
Në sheshin para një hoteli në aksin rrugor Lezhë – Mamurras, ka hyrë një person i padentifikuar dhe ka qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend 53 vjecarin.
Mësohet se përvec viktimës, në vendngjarje ka edhe dy të plagosur. I plagosuri është dërguar në spital me plumb në këmbë.
Ngjarja te sheshi i nje hoteli në rrugën interurbane Lezhë – Mamurras , afër kryqit të Gjormit./BW