Atentati në Kurbin, rëndohet bilanci i viktimave. Humb jetën në spital edhe 53 vjeçari (Emri)

Ka shkuar në dy numri i të vdekurve nga atentati me armë zjarri natën e shkuar në Kurbin.

Paulin Gjergji, 53 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë mëngjesin e sotëm.

Ai nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve. Ndërkohë, në orët e vona të natës së shkuar rreth orës 22:30 minuta, ka humbur jetën, pronari i një hoteli, 37 vjeçari, Bujar Lika (Hasani). Atij i është gjetur edhe një pistoletë në dorë. I plagosur nga ngjarja ka mbetur edhe një 21-vjeçar i njohur si Kol Tusha, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne