Ngjarje e rëndë në Tiranë, vogëlushja 3 vjeçe bie nga kati i dytë i banesës

Një vajzë e vogël 3 vjeçe ka mbetur e plagosur pas një incidenti të rëndë në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marije Kraja”, ku vajza me inicialet A.I. duke luajtur, është rrëzuar nga kati i dytë i banesës.

Ajo është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas bluzave të bardha vajza është në terapi intensive.

Burimi: Lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne