Turqia nuk lejon kompanitë e huaja të bëjnë sondazhe në zonën e Mesdheut Lindor

Turqia bëri të ditur se nuk do të lejojë asnjë vend, kompani apo anije të huaj të bëjë sondazhe për hidrokarbure në zonat e juridiksionit të saj në Mesdheun Lindor.

Në një komunikatë të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se “Ne jemi të shqetësuar se administrata grekoqipriote, duke i shpërfillur të drejtat e popullit turk qipriot, ka vendosur ti ftojë kompanitë ndërkombëtare për eksplorimin e hidrokarbureve jashtë zonës brenda të ashtuquajturës “Sipërfaqja e licencuar numër 7”, të cilat i ka kufizuar në mënyrë të njëanshme”.

Në komunikatë bëhet e ditur se sfidat e të drejtave dhe interesave integrale të popullit turk të Qipros ndaj burimeve natyrore të ishullit është tregues i qartë i qëndrimit shpërfillës të administratës grekoqipriote.

“Ky qëndrim i palës grekoqipriote, e cila nuk nguron nga qëndrimi i papërgjegjshme duke e rrezikuar sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Mesdheut Lindor, në fakt është arsyeja kryesore për dështimin e Konferencës për Qipro të mbajtur në korrik 2017 për zgjidhjen e problemit në ishull. Kjo tregon edhe një herë se pala turke qipriote nuk ka braktisur qëndrimin e saj shpërfillës për barazinë politike dhe faktin që pala turke është bashkëpronar i ishullit”, u tha në komunikatë.

Vendimi në fjalë bën shkeljen e të drejtave të Turqisë mbi platformën kontinentale, të cilat burojnë nga të drejtat ndërkombëtare”, u tha në komunikatë, ndërsa bëhet e ditur se pjesa më e madhe e të ashtuquajturës sipërfaqe e licencuar numër 7 ndodhet brenda kufijve të jashtëm të Turqisë në Mesdheun Lindor, të cilat janë të regjistruara edhe pranë OKB-së.

Ashtu siç u tha edhe në notat diplomatike të dhëna më 2 mars 2004 dhe 12 mars 2013 çdo aktivitet për sondazhe në platformën kontinentale të deklaruara pranë OKB-së do të bëhen me lejen e Turqisë.

Në anën tjetër në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) thuhet se dhënia e licencave kompanive të huaja për sondazh në ‘parcelën numër 7’ që ndodhet në të ashtuquajturën zonë ekskluzive ekonomike të administratës grekoqipriote, nënkupton “Uzurpimin e të drejtës së turqve qipriot mbi burimet natyrore dhe janë tregues në insistimin e administratës  grekoqipriote në këto politika”.

Bëhet e ditur se ky qëndrimi i palës grekoqipriote është në kundërshtim me ligjin dhe paraqet një hap që do të ndikojë negativisht në stabilitetin e rajonit.

“Ky botëkuptim i palës grekoqipriote që shpërfillë të drejtën e popullit turk mbi të drejtat dhe interesat e barabarta në burimet natyrore përreth ishullit është pasqyrim i mendjes, e cila ka qenë shkaktar i dështimit të Konferencës për Qipron në vitin 2017 dhe mosarritjes në marrëveshje për 50 vjet”, u tha në komunikatë.

Në mes tjerash u tha se kjo qasje e padrejtë e shoqërisë ndërkombëtare, e cila mbyllë sytë ndaj aktiviteteve të njëanshme dhe të paligjshme të palës grekoqipriote, është njëra prej faktorëve të rëndësishëm që pengojnë në arritjen e marrëveshjes dhe krijimit të një ambienti paqësor.

Burimi: Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne