Bota

Niger – Të paktën 55 të vdekur nga shpërthimi i cisternes te karburantit

Së paku 55 veta humbën jetën si pasojë e shpërthimi të një cisterne karburanti pranë Aeroportit Diori Hamani, në lindje të kryeqytetit Niamei të Nigerit.

Sipas raporteve të medias lokale, ministri i Punëve të Brendshme, Bazoum Mohammed, deklaroi nga vendngjarja se cisterna u përmbys mbrëmjen e së dielës teksa mjeti po parkohej nga drejtuesi i tij dhe se karburanti filloi të rrjedhë.

“Njerëzit përreth filluan të tërheqin me tuba karburantin që rridhte. Njëri prej tyre erdhi me një motoçikletë dhe shpërthimi ndodhi pikërisht nga një shkëndijë gjatë ndezjes së kësaj motoçiklete”, u shpreh ai.

Ministri Mohammed theksoi gjithashtu se 55 veta gjetën vdekjen në vendngjarje dhe 37 të tjerë u plagosën, shumica me djegie të gradës së dytë dhe të tretë.

Ndërsa Kryeministri Brigi Rafini, i cili inspektoi vendngjarjen, bëri me dije se shteti do të mbështesë të plagosurit./ trt

OPINIONE