Nigeria përballet me shira dhe furtuna të fuqishme, deri tani 16 të vdekur dhe shumë të plagosur

Pjesa verilindore e Nigerisë, vend i Afrikës Perëndimore është përfshirë nga shira të rrëmbyeshme dhe fortuna të cilat kanë shkaktuar 16 të vdekur dhe shumë të plagosur.

Për shkak të shirave dhe furtunave të fuqishme që përfshinë gjatë gjithë natës Bauchi-n, që zë vend në verilindje të vendit, ka shkatërruar shumë biznese dhe shtëpi duke i lënë ato në një gjendje të papërdorshme.

Si pasojë e shkatërrimit të shtëpive dhe rrëzimit të pemëve kanë gjetur vdekjen 16 persona dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Autoritetet vendore i druhen rritjes së numrit të viktimave./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne