Shqiperia

Rrëfimi për aktin heroik të Sali Berishës: “Erdogan i tha në zyrë: Hiqe atë tradhtar! Berisha e zhduku direkt portretin e serbo-shqiptarit Skënderbe

Ish-Kongresmeni amerikan me origjinë shqiptare Joe DioGuardi duke folur mbi politikanët shqiptarë ka treguar një histori heroike të Sali Berishës me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Sipas DioGuardit, kur Berisha ishte kryeministër ai hoqi nga zyra portretin e serbo-shqiptarit Gjergj Kastrioti Skënderbeu me urdhër direkt të Erdoganit.

Ai e solli në vëmendje këtë rast në një intervistë për KTV-në e Kosovës, ku akuzoi politikanët kosovarë dhe ata shqiptarë se janë duke e orientuar vendin drejt Turqisë.

“Politikanët nuk arritën të bindnin Evropën që t’u japin shqiptarëve viza për të udhëtuar në Perëndim për të kërkuar punë. Ata mund të shkojnë vetëm në Turqi. Kush do të shkojë në Turqi tani që Erdogani po sillet si në kohën e Perandorisë Osmane? Ky është njeriu që shkoi në zyrën e Sali Berishës dhe tha “Ku e morët këtë fotografi të Gjergj Kastriotit ai është tradhtar. Hiqeni! Dhe, çka bëri ai? E largoi. A janë këta shqiptarët që i zgjodhëm për të qenë politikanët tanë, në Shqipëri, Kosovë, apo kudo tjerër. Dhe, tani e kemi problemin me Ali Ahmetin në Maqedoni”, u shpreh i revoltuar turkofobi DioGuardi./ Gazeta Impakt

https://streamable.com/01ldf