Niko Peleshi: Në portin e Durrësit të mos lejohen më jahtet private

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi zhvilloi një bashkëbisedim me peshkatrë në portin e ri të peshkimit në Durrës, ky takim përkoi edhe me lirimin e këtij porti nga mjete të tjera detare të cilat qëndronin atje në mënyrë abusive.

Ministri Peleshi garantoi se ky port nga sot e në vazhdim do të jetë vetëm në shërbim të anijeve të peshkimit.

“Së pari dua ta them që jemi në një port, në një investim të ri, që i cili vetëm sot në fakt ka filluar të përdoret nga anijet e para, nga dy anije të peshkimit, për shkak se ka qenë i okupuar nga mjete të tjera, jahte private e të tjera, që nuk kanë lidhje me qëllimin për të cilin ky port është ndërtuar.  Unë po e them sot dhe natyrisht do ta dëgjojnë dhe strukturat tona shtetërore, policia kufitare etj, që ky port nga sot e në vazhdim, duhet të mbahet i paprekur nga asnjë lloji mjeti tjetër, përveçse nga ato për të cilat është ndërtuar, pra nga anijet e peshkimit.”

Në vijim të fjalës së tij  Peleshi ka folur për masat e reja që ka ndërmarrë qeveria në favor të kësaj industrie, si një sektor me një rendësi të veçantë

“Gjithë strategjia jonë e mbështetjes së këtij sektori është si të ulim kostot. Dhe kjo nuk është një shpikje, nuk do ndonjë lloj filozofie të madhe. Natyrisht një sektor mbështetet duke e bërë atë konkurrues. Ulja e kostove arrihet përmes uljes së kostove finaciare, por edhe kostove burokratike, apo administrative. Heqja e aksizës për naftën, për peshkimin, tregoi që menjëherë i dha një impuls këtij sektori. Sot brenda këtij viti në paketën e re fiskale, pra ne sot po punojmë që në paketën fiskale për vitin 2018, të futim përjashtimin nga tatimi i vlerës së shtuar për gjitha mjetet e bordeve të anijeve.”- është shprehur ministri./newsbomb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne