Bota

Nis projekti “Rrjedha Turke”, Erdogan bisedon me Putin

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se energjia në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk duhet të jetë arsye për konflikt, por një aset i veçantë për paqe, dhe se “projekti i Rrjedhës Turke është shembulli më i mirë aktual dhe simbol i asaj ku bazohet politika e jashtme të Republikës së Turqisë”, raporton Anadolu Agency.

Erdogan ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili vizitoi sot anijen për vendosjen e tubacioneve në qytetin rus Anapa, ku nisi ndërtimi tubacionit detar në kuadër të Gazsjellësit “Rrjedha Turke”. Erdogan në bisedë me homologun e tij rus theksoi se projektet e tilla kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe politike mes dy vendeve, dhe se për këtë arsye ato kanë vend të veçantë. Erdogan tha se për projektin e Rrjedhës Turke është duke u bërë përpjekje e madhe. Ai shtoi se në sajë të projektit të Gazsjellësit “Rrjedha Turke” gazi rus në Turqi do të sillet në treg veçmas nga sistemi i transportit në vendet e tjera. Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin tha se bashkëpunimi në mes të vendit të tij dhe Turqisë është në nivel shumë të lartë, dhe se Rusia së bashku me Turqinë realizojnë projekte shumë të rëndësishme. Putin theksoi se vitin e ardhshëm do të përfundojë pjesa e parë e projektit, ndërsa në vitin 2019 do të përfundojë dhe pjesa tjetër. “Rrjedha Turke”, për të cilën presidenti rus Putin zbuloi në vitin 2014 gjatë vizitës në Turqi, duhet të transportojë gaz nga Rusia përmes Detin të Zi në rajonin turk të Trakës. Projekti parasheh ndërtimin e dy linjave me kapacitet prej nga 15.75 miliardë metra kub në vit, njëra prej të cilave do të sjellë gaz në Turqi, kurse tjetra në Evropë./ PT

OPINIONE

INTERVISTA