Nis “Rruga e Arbrit”, Rama në Dibër: Është çështje kombëtare

I kishte ftuar ditë më parë të gjithë dibranët që t’i bashkoheshin në Peshkopi këtë të diel në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e “Rrugës së Arbrit” dhe pjesëmarrja nuk e zhgënjeu kryeministrin Edi Rama.

Në transmetimin e ERTV-së takimi me moton “Rruga e Arbrit, Premtim i mbajtur” u shoqërua me flamuj shqiptarë në duar, duke e shndërruar ceremoninë e thjeshtë përuruese të nisjes së punimeve në një aktivitet elektoral të mirëfilltë, kur duhet një vit nga mbajtja e zgjedhjeve vendore në vend.

Që në nisje të fjalës së tij Rama tha se ky “është një takim për një zotim, të lidhur me besë si dikur Arbërit e vjetër”.

“Rruga e Arbrit nuk do jetë më një iluzion por realitet.

Sapo e fitova bastin me Oltën, sepse i thashë sapo të flas unë do të fillojë shiu sepse pa bereqet nuk mbaron sot ky takim”, tha Rama.

“Kjo rrugë është një çështje kombëtare, çështje drejtësie ndaj popullit dibran. Një çështje drejtësie e historisë ndaj një populli të kyçur brenda prej dekadash, drejtësi që shteti shqiptar e ka për detyrë ta bëjë.

Drejtësi që shteti shqiptar ka detyrë absolute dhe të moralit që ta bëjë dhe garantojë njëherë e përgjithmonë”, theksoi kryeministri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne