Nisin trazirat në SHBA, qindra demokratë dalin në rrugët e Filadelfias, përkrahës të armatosur të Trump protestojnë në Detroit

Teksa vijon ende numërimi i votave në disa shtete të SHBA, ku epërsinë e ka demokrati Joe Biden ndaj republikanit Donald Trump, kanë nisur edhe trazirat e para.

Qindra demokratë u mblodhën të premten pranë ndërtesës së numërimit të votave në Filadelfia, të veshur me bluza të verdha ku shkruhej “Numëro çdo votë” dhe duke kërcyer në rrugë.

Në Detroit, një grup mbështetësish të presidentit Trump, disa të armatosur, siç raporton “Zëri i Amerikës”, protestuan pranë vendit të numërimit, duke tundur flamuj dhe me thirrjet, “Luftoni!”/Bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne