Bota

Një avion iranian pasagjerësh rrëzohet në Iran

Një avion pasagjerësh i ngritur nga kryeqyteti Teheran u rrëzua në rajonin Isefehan të Iranit.

Sipas lajmit të Agjencisë së Lajmeve të Studentëve Iranianë, ISNA, avioni i pasagjerëve që ishte nisur nga Teherani për në qytetin Yasuc, u rrëzua në nënprefekturën Semirom të Isefehanit.

Në avion kishte të paktën 65 pasagjerë.

Bëhet e ditur se avioni u rrëzua në një zonë malore dhe kanë filluar menjëherë punimet e kërkim shpëtimit./ trt

OPINIONE