Një delegacion amerikan do të vizitojë Turqinë dhe Irakun

Tina Kaidanow, Nënsekretarja e Lartë e Departamentit amerikan të Shtetit përgjegjëse për marrëdhëniet politike dhe ushtarake do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi dhe në Irak.

Departamenti amerikan i Shtetit bëri një deklaratë në lidhje me vizitën që Kaidonow do të zhvillojë në Turqi dhe Irak gjatë datave 28 mars-3 prill.

Bëhet e ditur se gjatë vizitës në Ankara, në takimin me autoritetet e ministrisë së jashtme dhe të mbrojtjes, do të shqyrtohen tema të tilla si siguria rajonale dhe tregtia në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve.

Edhe në vizitës në Irak Kaidonow do të takohet me autoritete të nivelit të lartë dhe do të shqyrtohen çështjet e sigurisë rajonale./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne