“Një gjykatë që nuk jep pafajësi nuk është gjykatë”, ish-prokurori analizon deklaratën e kreut të SPAK

Eugen Beçi, ish-Prokuror i Krimeve të Rënda, komentoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV deklaratën e 4 ditëve më parë të kreut të SPAK-ut Altin Dumani para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, se “gjykatat vendosin çfarë duam ne”. Sipas Beçit, ai ishte një lapsus i Dumanit dhe mungesë e komunikimit publik, ndërsa nga ana tjetër tha se vjet vendimet e fajësisë në shkallën e parë të GJKKO-së pësuan rritje prej 53 për qind krahasuar me vitin 2022, një statistikë fajësie që e ka zili çdo vend në botë, por nga ana tjetër një gjykatë që nuk jep pafajësi nuk është gjykatë.

“Në rastet kur z. Dumani bën fjalë, unë mendoj se është lapsus, dhe është mangësi e madhe e prokurorëve të Shqipërisë, artikulimi i fjalimeve në publik, sepse prokuroria paraqitet në sallën e gjyqit dhe ka edhe artin e të folurit. Pë rkëtë arsye unë besoj se është një lapsus, sepse Dumani është një profesionist që s’mund të gabonte kaq rëndë.

Për deklaratën e z. Dumanit na vjen në ndihmë raporti vjetor, pikërisht për këto pafajësi që thotë z. Dumani. “Në lidhje me efektivitetin në gjykim duhet cilësuar se Prokuroria e Posaçme ka patur një raport të lartë në marrjen e vendimeve të fajësisë në të treja shkallët. Kështu vendimet e fajësisë në shkallën e parë të GJKKO-së kanë pësuar një rritje prej 53 për qind krahasuar me vitin 2022. Kjo për mua është shqetësim krahasuar me botën, me rajonin dhe këtë statistikë fajësie e ka zili çdo vend në botë. Sepse fajësia është shumë e vështirë për t’u marrë dhe z. Dumani e kishte të drejtë nga pikëpamja profesionale duke thënë se unë si prokuror i çova provat e plota dhe arrita të marr fajësinë. Por një gjykatë që nuk jep pafajësi nuk është gjykatë”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne