Një grua me shami, një burrë me mjekër – cilët janë emoji-t e rinj të Apple?

Në festimin e Ditës Botërore të Emoji-t, Apple po ndan disa emoji të rinj që do jenë të disponueshëm për iOS, macOS dhe watchOS më vonë këtë vit.

Me mijëra emoji që janë në dispozicion në iPhone, iPad, Apple Watch dhe Mac, ka shumë mënyra për t’i shtuar imazhe çdo mesazhi. Emoji-t e rinj përfshijnë një grua me shami, një person me mjekër, një grua që ushqen fëmijën e saj me gji, sende ushqimore të tilla si sanduiç dhe arrë kokosi, më shumë kafshë dhe krijesa mitike si T-Rex, zebra, zombi, elfë etj., që janë një mënyrë zbavitëse për të përshkruar situatat. Ja si duken këto dhe emoji-t e tjerë të postuar në faqen zyrtare të Apple:

Gjithashtu në festimin e Ditës Botërore të Emoji-t, App Store do të nxjerrë në pah aplikacione për të krijuar ose bërë gjëra zbavitëse me emoji, dhe iTunes Movies është duke shfaqur emoji në vend të titujve të zgjedhur të filmave. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne