Një kolon hebre plagos fëmijën palestinez

Bëhet e ditur se një kolon hebre në qytetin El-Halil të Bregut Perëndimor ka plagosur një fëmijë palestinez të moshës 6 vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria plaestineze e Shëndetësisë thuhet se “Fëmija 6 vjeçar palestinez Jusuf Vail el-Avavede është plagosur në bark si pasojë e hapjes së zjarrit nga një kolon hebre në rajonin Kerme të qytetit El-Halil”.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se gjendja e fëmijës është stabilizuar i cili i është nënshtruar trajtimit mjekësor në një shpital në qytetin El-Halil.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne