Shqiperia

Një orë para protestës, Berisha paralajmëron se çfarë do të ndodhë në Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha, vetëm një orë para protestës së PD-së ka reaguar në profilin e tij në ‘Facebook’.
Berisha thotë se qindra qytetarë po marshojnë drejt Tirane, ndërsa akuzon policinë se po bllokon autobusët e protestuesve.

Reagimi i Berishës

Revolucioni demokratik sot ne zenit!

Nga mbare Shqiperia, qindra mijera qytetare po marshojne drejt Tiranes! Narko-policet te tmerruar dhe ne panik bllokojne qindra autobuze ne kater akset kryesore kombetare. Uragani qytetar vershon i pandalshem!

Kujtojnë se policia ka marrë masa të larta për të garantuar mbarëvajtjen e protestës.