Një person hidhet në det nga trageti i linjës Bridisi-Vlorë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pranë Portit të Vlorës.

Një person është hedhur në det 1 milje para se trageti që vinte nga Italia të ankorohej.

Sipas asaj që raporton Abc News, pas hedhjes ai është marrë nga një varkë.

Personi i paidentifikuar është hedhur nga trageti i linjës Brindisi-Vlorë, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30.

Burime nga policia bëjnë të ditur se personi nuk është identifikuar pasi ka qenë i paregjistruar./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne