Ushtria turke vazhdon operacionet kundër terroristëve brenda dhe jashtë vendit

Komandot turke, në kuadër të operacionit Kthetra-Tigri, që Forcat e Armatosura Turke (TSK) zhvillojnë në veri të Irakut, shtinë në dorë objektivat e reja me ofensivën ajrore që u zhvillua përgjatë gjithë natës.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare publikoi në median sociale pamjet e reja në lidhje me operacionin Kthetra-Tigri.

“Tradhtarët kërkojnë vrimë të futen. Në kuadër të operacionit Kthetra-Tigri komandot tona heroike, me ofensivën që zgjati përgjatë gjithë natës morën kontrollin e objektivave të reja”, shkruhej në deklaratë.

Nga ana tjetër vazhdojnë edhe operacionet kundër terroristëve brenda vendit.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme, në zonën rurale të nënprefekturës Tatvan të Bitlisit, në operacionin e Forcave Speciale të Xhandarmërisë me mbështetje ajrore u neutralizuan dy terroristë.

Bëhet e ditur se vazhdojnë operacionet në rajon./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne