Një pjesë e kurdëve janë larguar nga Siria për shkak të PYD/YPG”

Ambasadori James Jeffrey, i dërguar special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Sirinë, tha se një pjesë e kurdëve janë larguar nga veriu i Sirisë për shkak të PYD/YPG [zgjatimi i PKK-së në Siri].

Këto deklarata Jeffrey i bëri në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve pas ministerialit të Koalicionit Global kundër DAESH, që u mbajt të enjten në Uashington.

Një pyetjeje në lidhje me kthimin e refugjatëve, Jeffrey iu përgjigj kështu: “Turqia po punon me ne dhe OKB-në (Kombet e Bashkuara)”.

Jeffrey tha se Turqia po bën një punë të jashtëzakonshme duke strehuar 3 milionë 600 mijë refugjatë.

“Njerëzit që do të kthehen në verilindje të Sirisë do të jenë njerëz të po atij rajoni dhe kthimi i refugjatëve do të realizohet sipas rregullave të Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Midis këtyre refugjatëve ka edhe 350.000 kurdë. Ndërkohë që një pjesë e këtyre kurdëve janë larguar për shkak të DAESH-it,- nëse duhet të jemi të sinqertë,- pjesa tjetër ka ikur nga veriu i Sirisë dhe ka gjetur strehim në Turqi për shkak të PYD/YPG-së. Edhe këta duan që të kthehen në Siri”,- u tha Jeffrey gazetarëve.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje tjetër në lidhje me mbështetjen që ShBA-ja i jep Ferhat Abdi Shahinit, një nga udhëheqësit e organizatës terroriste të PKK dhe i njohur ndryshe edhe si Mazlum Kobani, ambasadori Jeffrey tha:

“ShBA-ja nuk mbështet ndonjë individ apo individë të caktuar. Ne po ofrojmë mbështetje të përkohshme dhe periodike për Forcat Demokratike të Sirisë (FDS) kundër DAESH-it. Ne nuk kemi bërë një marrëveshje mbi të ardhmen e ndonjë grupi në Siri. Ajo që është e rëndësishme këtu, është mposhtja e DAESH-it. Pikëpamja jonë për Sirinë është mbajtja e zgjedhjeve të drejta dhe transparente, që të përfshijnë të gjithë sirianët. Përveç FDS-së ne gjithashtu jemi në kontakt edhe me grupet e tjera opozitare”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne