Një police izraelite arrestohet pasi plagosi një palestinez për “argëtim”

Një police izraelite u arrestua nën dyshimin se ka qëlluar një palestinez për argëtim në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi sot e përditshmja izraelite “Haaretz”.

Policja e qëlloi palestinezin në muajin maj “për asnjë arsye të dukshme”, teksa ishte në detyrë pranë pikave të kontrollit të al-Zaimit në Kudsin Lindor, tha “Haaretz”. Palestinezi u plagos rëndë në këtë incident.

Incidentin e mësoi Ministria izraelite e Drejtësisë teksa kryente hetim mbi një rast tjetër në të cilin policia kufitare brutalisht sulmoi fizikisht një palestinez.

Gjykatësja e Gjykatës izraelite të Qarkut në Kuds në seancën e parë tha se gjithçka tregon në atë se punonjësja e policisë e akuzuar ka shtënë ndaj palestinezit për shkak të një lloji të dyshuar të argëtimit.

Tërë incidentin e filmoi një polic tjetër, ndërsa nga incizimet dëgjohet edhe zëri i policit të tretë i cili në gjuhën arabe i drejtohet palestinezit që të ikë. Disa sekonda më pas palestinezi qëllohet në shpinë.

Policia izraelite nuk ka komentuar rastin.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut akuzojnë forcat izraelite të sigurisë për përdorim të tepruar të forcës ndaj palestinezëve dhe pohojnë se shumicën e këtyre rasteve nuk hetohen.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne