Një President për Shqipërinë e Kosovën! Princi Leka ka një propozim

Princi Leka i është përgjigjur propozimit të djeshëm të Kryeministrit Edi Rama në Prishtinë, për nevojën e pasjes së një Presidenti të përbashkët mes dy shteteve përmes një thirrje për bashkim kombëtar me anë të “Kurorës Mbretërore”.

Princi Leka ka shkruar në rrjetin social se bashkimi mes Shqipërisë e Kosovës duhet kryer përmes mbretërisë, një gjest që do të bashkonte dy shtetet e të njëjtit komb.

“Bashkimi Kombëtar ka qënë, është dhe do të jetë ëndra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore brez pas brezi, madje edhe kur nuk guxonte askush tjetër ta artikulonte! Realizimi arrihet me Kurorën Mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti. Kjo do të ishte logjika e stabilitetit real, traditës dhe prosperitetit të vërtetë, sic e sygjerojnë shembujt e padiskutueshëm të suksesit në vendet më të zhvilluara perëndimore” shkruan Princi Leka.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne