Një prezantim i veçantë i mendimit të liderit islamik Rachid Al-Ghannouchi nga Tunizia

nga Laila Juma.

Rachid Ghannouchi: Një demokrat brenda islamizmit nga Azzam S. Tamimi. Pub: Oxford University Press, Nju Jork, SHBA, 2001. Pp: 268.

Ata muslimanë dhe aktivistë të lëvizjes islame që mbështesin ‘demokracinë’ ose ‘të kuptuarit demokratik’ të Islamit shpesh kanë një trysni jo të mirë brenda lëvizjes. Kjo është e kuptueshme pasi shumë prej tyre nuk janë asgjë më shumë se mbrojtës të importimit me shumicë të mendimit politik perëndimor në botën muslimane dhe hegjemonisë politike perëndimore në botën muslimane.

Ikbal Sidikui, redaktor i Crescent International, publikoi në vitin 2000 një artikull mbi “rreziqet e demokratizimit të Islamit dhe diskursit politik mysliman” (Crescent International, 16-30 qershor 2000), në të cilin ai theksonte disa nga problemet që lindin kur muslimanët flasim për demokracinë. Ndër pikat që ai theksonte ishte se madje edhe në Perëndim nuk ka asnjë konsensus për atë se çfarë do të thotë demokraci, megjithatë myslimanët tentojnë të pranojnë pa kritikë një kuptim liberal idealizues i cili ka pak marrëdhënie me realitetin e vendeve perëndimore ose të politikave perëndimore ndaj vendeve muslimane. Ai gjithashtu vuri në dukje se hegjemonia ideologjike perëndimore është e tillë saqë muslimanët, të cilët përpiqen të diskutojnë mbi demokracinë në mënyrë kritike, shpesh e gjejnë veten duke pranuar idealet demokratike si një standard për të cilat Islami duhet të jetë në pajtueshmëri, në vend se t’i kritikojë në mënyrë konstruktive.

E gjithë kjo është shumë e vërtetë dhe mund të demonstrohet në mënyrë shumë më të gjerë në shkrimet e mendimtarëve ‘demokratë’ myslimanë. Por, siç tregon edhe ky libër, ekzistojnë intelektualë muslimanë të cilët janë në gjendje të afrohen më shumë në mënyrë kritike dhe analitike me demokracinë perëndimore dhe të diskutojnë mbi shoqëritë islame dhe muslimane në terma demokratikë, pa rënë në gabimet e zakonshme që Siddiqui nxjerr në pah.

Rachid Ghannouchi, kreu i lëvizjes kryesore islamike të Tunizisë, Ennahda (ose Lëvizja Tuniziane e Rilindjes), njihet gjerësisht si një mbrojtës kryesor i “demokracisë islamike” dhe pluralizmit në botën muslimane. Libri i tij më i rëndësishëm, Al-Hurriyat al-‘Ammah fi’Dawlah al-Islamiyyah (‘Liritë publike në Shtetin Islamik’) njihet se ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në literaturën islame në shtetin islamik. Është e habitshme sesi për të dihet fare pak dhe se për mendimin e tij ka shumë pak literaturë në dispozicion në gjuhën angleze. Kjo vjen kryesisht për shkak se ai ka qëndruar qëllimisht jashtë debateve mbi këto çështje në Perëndim që nga ardhja e tij në Londër si një mërgimtar politik nga Tunizia në fund të viteve 80, ndoshta edhe për shkak të disa prej çështjeve që ngre Siddiqui. Megjithatë, ky libër i Azzam Tamimi-t, një bashkëpunëtor i Ghannouchi-t dhe drejtor i Institutit të Mendimit Politik Islamik në Londër, shkon drejt mbushjes së këtij hendeku, duke ofruar një panoramë të shkëlqyeshme dhe të kuptueshme të zhvillimit intelektual dhe politik të Ghannouchi-t dhe mendimit të tij të pjekur.

Ghannouchi u lind në një fshat të vogël në jug-lindje të Tunizisë në vitin 1941, në një kohë kur fiset vendase ishin në mesin e një rebelimi kundër sundimit francez që përfundoi në vitin 1943. Jeta e tij e hershme, siç është paraqitur në kapitullin e parë të Tamimit, “Nga Qabisi në Paris’, shfaq një mikrokozmos të përvojës myslimane me kolonializmin perëndimor dhe ndikimin e modernitetit. Babai i tij ishte një imam fshati dhe fermer i cili instiloi tek Ghannouchi dashurinë e duhur për të mësuar Islamin dhe shtysën për të studiuar në institucionin e madh islamik el-Zaytouna në Tunis më 1959, në një kohë kur Islami tradicional ishte në tërheqje dhe sekularizmi në përhapje. Angazhimi i tij i parë si intelektual ishte me Arabizimin Naserist; këtë ai e braktisi për “modelin fetar Ihuan-Selefi kur studionte në Siri në vitet 60.

Ishte mesi i viteve 70, shpjegon Tamimi, kur Ghannouchi rikthehet në Tunizi dhe bëhet aktiv në lëvizjen islame atje. Ai atje zhvillon debate për zbatueshmërinë e mendimit Ihuan në kontekstin lokal. Mendimi i Ghannouchi-t kishte fituar maturi, të cilin Tamimi e quan “një tunizian me karakter të vecantë të bazuar në islamin tradicional tunizian, por me prirje selefiste që Ghannouchi e quan “fetarizëm racional”. Në të njëjtën kohë, ai po ndërvepronte me lëvizjet politike vendase që mbronin demokracinë laike dhe idetë e tjera të ndikuara nga perëndimi. Të gjithë këta faktorë kanë kontribuar në mendimin e Ghannouchi-t.

Megjithëse Ghannouchi në titullin e Tamimit karakterizohet gjerësisht si një “demokrat”, një “demokrat brenda islamizmit”, është e rëndësishme të theksohet se ai ka një kuptim të veçantë për demokracinë, si një grup mekanizmash për garantimin e sigurisë së popullit nga hegjemonia autoritare. Ndryshe nga shumë të ashtuquajtur demokratë islamikë, ai nuk ka iluzione për demokracinë liberale perëndimore. Ai argumenton se vlerat liberale në përgjithësi dhe themelet e tyre sekulare në veçanti, janë produkt i përvojës historike perëndimore dhe nuk kanë vend në shoqëritë islamike apo ne institucionet “demokratike” që ata kanë nevojë. Është kjo qartësi konceptuale që e dallon atë nga shumë demokratë të tjerë islamikë.

Ghannouchi paraqet gjithashtu edhe një gjykim kritik në të kuptuarit e tij dhe përdorimin e termave ‘laicizëm’, ‘liberalizëm’, ‘modernitet’ dhe ‘shoqëri civile’. Në të gjitha rastet ai i nxjerr ato nga konteksti i tyre perëndimor, i zhvesh nga bagazhet ideologjike perëndimore dhe përdor kuptimet e tyre thelbësore konceptuale në ekspozimin përballë llojit të shoqërive që muslimanët duhet të krijojnë në vendet e tyre.

Siddiqui do të preferonte që muslimanët ti shmangnin krejtësisht këto terma, duke argumentuar se ato shkaktojnë më shumë konfuzion, megjithatë Ghannouchi demostron se problemet që Siddiqui nxjerr në pah mund të shmangen me një mendim të qartë. Lidhur me këtë, kapitulli i fundit i Tamimi-t merret me kritikat e mendimeve të Ghannouchi- t, disa prej të cilave tregojnë se qartësia konceptuale në një pjesë intelektuale nuk është e mjaftueshme; dhe sipas tij lexuesit e tij kane gjithashtu nevojë që të jenë po aq të zgjuar, gjë që nuk mund të garantohet.

Azzam Tamimi ka kryer një shërbim të pastër për ta bërë mendimin e Rachid Ghannouchi-t të arritshëm në një formë të qartë dhe të lexueshme për shumë muslimanë të cilët janë të varur nga literatura në gjuhën angleze. Dikush mund të dyshojë vërtetë në kontributin e tij për qartësinë e mendimit të Ghannouchi-t që paraqitet në këtë libër. Duhet të theksohet në veçanti se ai e ka shmangur problemin e autorësisë me të qënurit tepër kritik ndaj subjektit të tij bazuar në objektivat false akademike, ndersa konkluzionet që lexuesi nxjerr mbi idetë e Ghannouchit janë vërtet të merëpritura prej tij. Mbase dikush mund të dëshirojë që edhe intelektualë të tjerë muslimanë të mund të arrihen njëlloj përmes një literature të njëjtë dhe të shkëlqyeshme./crescent.icit-digital/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne