Shqiperia

Katoliku ekstremist Alfred Lela fut hundet ne punet e KMSH-es dhe sulmon islamin politik

Katoliku islamofob Alfred Lela ne nje opinion te  tij, botuar po ne portalin e tij politiko.al,  ne nje sulm te paprecente per zgjedhjet ne KMSH, duke u bazuar ne deklaratat e nxituara te Myftiut Ylli Gurra, shprehet se eshte i lumtur qe KMSH-en e kontrollojne Qemalistet (sipas tij keta kane Islam te mire sepse falen vetem ne xhami e nuk perzihen me politike apo nuk kerkojne te drejtat e tyre kur islamofob si Lela i sulmojne neper medie). Nder te tjera, Lela sulmon edhe presidentin e Turqise duke e lidhur ate me Myftiun Ylli Gurra, gje qe nuk eshte e vertet sepse Gurra deri dje ka qen i njohur si gylenist. Po ashtu ai sulmon islamin politik, dhe deklarohet kunder tij ne politiken shqiptare edhe pse e shpreh se PD dhe PS ka len nje vakum te madh ne jeten publike te vendit, ai eshte totalish kunder ndonje partije demomyslimane sic jane shume parti demokristiane qe ai i simpatizon. Lela ka frike nga islami politik, sepse ky i fundit bazohet ne drejtesi e nese fiton fuqi ne Shqiperi, Lela me shoke nuk mund te mari me para krimi e droge per portalin e tij nga partite kryesore ne vend.

Per me shume lexoni me poshte te plote shkrimin e katolikut ekstremist Lela:

 

Nga Alfred Lela

Zgjedhjet e së shtunës për kreun e ri të Komunitetit Mysliman Shqiptar kanë kaluar, deri diku, me shkujdesjen që shoqëron fenë dhe gjërat që lidhen me të në Shqipëri. Atë shkujdesje që ne, dhe të huajt, e konsiderojmë tolerancë.

Nuk kanë qenë zgjedhje të zakonshme, megjithatë, dhe mund të thuhet pa e tepruar se kanë qenë më të rëndësishme se shumë prej elektoraleve politike që mbahen në rang vendor apo kuvendor çdo dy vjet. Jashtëzakonshmëria e garës për kreun e Komunitetit më të madh fetar në Shqipëri lidhet me atë se, feja mund të shmanget në politikë.

Dy gjëra janë penguar të ndodhin të shtunën, pas daljes së rezultatit të garës për shef të KMSh, fituar nga Bujar Spahiu, që mbante detyrën e n/kryetarit deri fundjavën e shkuar. E para, është penguar politizimi i fesë islame, që e kemi parë të galopojë pa shumë qeder në agorën publike gjatë dy viteve të fundit nën ‘mbikqyrjen’ e myftiut të Tiranës, Ylli Gurra, i cili humbi në përballjen e së shtunës.

Imami Gurra shihej, shpesh e më shpesh dhe vend e pa vend, në krah të krerëve të lartë politikë të mazhorancës, veço këtu kryeministrin Rama dhe kryetarin e Bashkisë, Veliaj. Myftiu i Tiranës kishte dalë prej reverencës që përplotësojnë ‘qokat’ që bëjnë krerët politikë me rastin e festave fetare si te katolikët, ortodoksët, bektashinjtë apo myslimanët sunitë. Kjo ishte një zgjedhje e tij, e cila lidhej drejtpërdrejt me një investiturë të përbashkët politike këtu në Tiranë, urë e cila hidhej deri në Stamboll për t’u shtrirë nën këmbët e pëlqimit të të ashtuquajturit ‘sulltani i ri’, R. T. Edrogan.

Jo vetëm politizimi i islamit shqiptar së brendshmi, por edhe një derivat më i rrezikshëm i fesë, gjasa e një myslimanizmi që do të bëhej i mundur nën përqafimin e ngrohtë financiar të Erdoganit dhe shtysave të tij hegjemoniste neo-otomane. Bëhet fjalë për islamin politik.

Një agjendë të tillë e kemi parë të eksperimentohet ndër shqiptarët e Maqedonisë, nën siglën dhe frymën e partisë ‘Besa’. Nëse flitet për një vakuum në elektorat, krijuar nga dikotomia e ashpër PD-PS, dhe që thërret për një forcë të re politike, mbushja e saj me parti të islamit politik do të ishte një lajm i keq për Shqipërinë.

Myftiu Ylli Gurra nuk ‘i ka njohur’ zgjedhjet e së shtunës, duke folur për forca okulte të përfshira në to, kur dyshimet ishin në fakt se ai vetë ishte përfaqësuesi i këtyre centrifugave. Në tiradën e gjatë të mërzisë, përcjellë si deklaratë për mediat, z. Gurra tha edhe një frazë, që shënon në fakt prirjen e tij dhe të grupit që ai përfaqëson, dhe mënyrën se si ata e shohin islamin. Gurra ka folur pë ‘kemalizëm’ duke identifikuar si përfaqësues të tij grupin përballë dhe duke patur në mend themeluesin e Turqisë moderne, pro-europiane dhe laike, Kemal Ataturkun.

Nëse në KMSh kanë fituar ‘kemalistët’ ky është një lajm i mirë për myslimanët dhe të gjithë shqiptarët. Kemalizmi është, në njëfarë mënyre, vjega ku myslimani tradicional shqiptar e ka mbërthyer veten. Jo radikal, i paqtë me veten dhe fqinjin, besimtar, por jo fanatik, praktikant, por jo demonstrativ, shqiptar pastaj mysliman.

Shqipëria ka patur shkujdesjen e mjaftueshme fetare për të mbajtur larg çdo fanatizëm. Secili pastaj e quan tolerancë apo çfarëdo. Dhe, kur flasim për tolerancë duhet të kemi parasysh se e mundëson më i madhi, në këtë rast komuniteti mysliman shqiptar. Në këto pozita ai komunitet është pasuri kombëtare dhe çdo tjetërsim, bjerrje apo humbje e saj ka efekte që shkojnë përtej një feje dhe përtej një bashkësie.

OPINIONE