Bota

Edhe në Amerikë vidhen zgjedhjet, Karolina e Veriut përsërit votimet

Votuesit në Distrikitin e 9-të Kongresional të Karolinës së Veriut do ti’ drejtohen sërish kutive të votimit dhe tani ditë edhe datën kur, shkruan NPR, radioja publike amerikane.

Bordi Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të hënën për të ckatuar një datë të re për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato primare pasi rezultat e zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor u quajtën të pavlefshme. Rezultati i tyre u konsiderua i manipuluar nga Bordi pas një hetimi një mujor për vjedhje të zgjedhjeve në këtë distrikt, thekson NPR.

Bordi votoi që zgjedhjet primare të mbahen më 14 maj. Më pas, më 10 shtator, do të jetë një datë për raundin e dytë nëse është i nevojshëm dhe nëse jo, për zgjedhjet e përgjithshme.

Republikani Mark Harris i cili ishte në krye të rezultateve jozyrtare të votimeve të konsideruara të manipuluara, ka thënë se nuk do të garojë sërish. Ai ka përmendur shëndetin si pengesë.

Një ndihmës i tij ishte ai që shkaktoi anulimin e zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre pas përpjekjeve për manipulime në favor të kandidatit Harris.

OPINIONE