Fitojnë myslimanët në Angli: Shkolla detyrohet të heq mësimet për homoseksualitetin

Një shkollë fillore në Birmingham që i mësonte nxënësit rreth homoseksualitetit si pjesë të programit për të sfiduar homofobinë ka ndaluar mësimet pasi qindra fëmijë u ndaluan që të shkonin në shkollë nga prindërit e tyre myslimanë, raporton The Guardian.

Shkolla e komunitetit Parkfield në Saltley të Birminghamit, ishte skena e një proteste javore kundër këtyre mësimeve, për të cilat prindërit mendojnë se promovojnë stilin e jetesës së gejëve dhe transgjinorëve.

Në një letër drejtuar prindërve, shkolla bën të ditur se ka hequr këto mësime nga kurrikula shkollore.

Të premten 600 fëmijë myslimanë nga 4 deri në 11 vjet u ndaluan nga prindërit e tyre që të shkonin në shkollë. Vetë shkolla nuk e ka konfirmuar numrin e tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne