Bota

Nje shkembim zjarri ne Kashmirin Indian lë 4 të vrarë

An Indian soldier keeps watch from his position overlooking army barracks following an attack by militants on the camp in Gingal Uri, some 90 kms north of Srinagar near the Line of Control (LoC), on December 5, 2014. Militants hurling grenades stormed an army camp in Indian Kashmir and killed 11 security officials, police said, ratcheting up violence in the Muslim-majority region which is voting in state elections. Six of the attackers also died in the shootout at the sprawling army camp in Uri, near the heavily militarised Line of Control (LoC) dividing the disputed Himalayan territory between India and Pakistan, an Indian police official told AFP. AFP PHOTO/Rouf BHAT (Photo credit should read ROUF BHAT/AFP/Getty Images)

Dy komando të forcave ajrore Indiane dhe dy militantë të dyshuar u vranë gjatë një shkembimi zjarri të mërkurën në Kashmirin Indian, pohoi ushtria Indiane në një kohe kur dhuna në rajonin e kontestuar është shtuar tepër së fundmi.

Luftimet filluan kur ushtarët në kërkim të militantëve rrethuan një lagje në qytetin verior të Hajinit.

“Ishte një operacion i vështirë. Dy militantë u vranë në përplasje. Fatkeqësisht gjithashtu dy komando të forcave ajrore vdiqën, “tha një oficer i policisë indiane për AFP.

Vrasjet vijnë dy ditë pasi një udhëheqës i grupit të ndaluar militant Jaish-e-Mohammad (JeM) – i akuzuar për organizimin e një vargu sulmesh vetëvrasëse në të gjithë Kashmirin e pushtuar nga India – u vra në një dyluftim me forcat qeveritare.

Grupet separatiste, për vite me radhë kanë luftuar ushtarët indianë të vendosur në rajon, duke kërkuar që Kashmirit ti jepet pavarësia ose të bashkohet me Pakistanin.

Lufta ka lënë dhjetëra mijëra të vrarë, shumica prej tyre civilë. Herët këtë vit, India nisi “Operacionin e përgjithshëm” për të ndjekur separatistët.

Policia indiane thotë se të paktën 160 militantë dhe 59 oficerë të sigurisë janë vrarë deri tani që nga fillimi i këtij viti./ Gazeta Impakt

Burimi:dawn

OPINIONE

INTERVISTA