Një show e rrezikshme në Jeruzalem

nga Abdullah Muradoglu.

Tunele të rinj dhe të rrezikshëm që të çojnë për në xhaminë Aksa po ndërtohen në Jeruzalemin Lindor, i cili gjendet nën pushtim sipas ligjeve ndërkombëtare. Tunelet janë duke u ndërtuar nën maskën e të ashtuquajturave gërmime arkeologjike, por të gjithë e dinë se Xhamia Aksa është objektivi. Tuneli është pjesë e një projekti arkeologjik të drejtuar nga ELAD, një organizatë që synon të zgjerojë vendbanimet e paligjshme në Jerusalemin Lindor. ELAD pretendon se tuneli është “shtegu i pelegrinazhit” të vjetër që të çonte në “Tempullin e Solomonit”. Tuneli thuhet se do lidhet edhe me tunele specifikë që janë gërmuar nën Xhaminë Aksa.

Gërmimet e tilla kanë vazhduar për dekada në Jeruzalemin Lindor, i cili u pushtua në vitin 1967. Deri në 100 palestinezë humbën jetën në Bregun Perëndimor dhe në Gazë në incidentet që shpërthyen në vitin 1996 si rezultat i një tuneli që u gërmua pranë “Murit të Lotëve”.

Edhe atëherë kryeministër ishte Benjamin Netanjahu. Izraeli e deklaroi Jerusalemin si kryeqytetin e tij të përjetshëm në vitin 1980. Ky vendim nuk u konsiderua i ligjshëm nga asnjë shtet në botë. SHBA, e drejtuar nga administrata e Donald Trumpiy, ishte shteti i parë që bëri një hap në këtë drejtim duke e zhvendosur ambasadën e saj në Jerusalem.

Organizata e OKB-së për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) pranoi në vitin 2016 një rezolutë që thoshte se nuk ka klauzolë lidhur me lidhjen e xhamisë Aksa me judaizmin. UNESCO gjithashtu ja shtoi qytetin e vjetër të Al-Khalilit listës së trashëgimisë botërore. Vendimet kishin për qëllim parandalimin e ndërhyrjes së Izraelit në këto zona nën pretekstin e gërmimeve arkeologjike. SHBA-ja e Trumpit dhe Izraelit i Netanyahut i përdornin këto vendime si një justifikim dhe vendosën të tërhiqeshin nga UNESCO.

Trump, i cili zyrtarisht e njohu Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, gjithashtu miratoi aneksimin e “Lartësive Golan”. Tani është koha për Bregun Perëndimor. Trump kishte njoftuar se ai kishte përgatitur një plan paqeje për Palestinën, të cilin e quajti “marrëveshja e shekullit”. Aspekti ekonomik i planit u zbulua në një konferencë në Bahrein ditët e kaluara. Vetëm gjashtë shtete arabe ishin në gjendje që ti bashkoheshin konferencën që u bojkotua nga palestinezët. Netanjahu po i vazhdon përpjekjet e tij të aneksimit pavarësisht faktit se skica e të ashtuquajturit plan i paqes është ende e paqartë.

SHBA ishte edhe një herë në vijën e frontit kur nisi hapja e tunelit pranë Xhamisë Aksa ndisa ditë më parë. Senatori Lindsey Graham, i cili më parë kishte dalë në foto me Netanyahun në “Lartësitë Golan”, ishte në këtë herë edhe në hapjen e tunelit. Sheldon Adelson, një financier i “Organizatës Amerikane Zioniste”, bashkëshortja e tij Miriam Adelson dhe i dërguari i posaçëm Jason Greenblatt, i cili është në komisionin që përgatiti planin e ashtuquajtur të paqes të Trumpit, ambasadori amerikan në Izrael David Friedman, drejtuesja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Lindjen e Mesme Victoria Coates, dhe disa ambasadorë të tjerë të SHBA-së ishin gjithashtu në këtë ceremoni. Para se Trump të merrte detyrën, zyrtarët që kanë përfaqësuar qeverinë amerikane i kanë shmangur gjithmonë eventeve të organizuara nga qeveria izraelite në Jerusalemin Lindor. Shikoni gjendjen në të cilën ndodhemi tani!

Friedman, i cili bëri fjalimin e hapjes së ceremonisë, pretendoi se tuneli konfirmon lidhjen midis zonës ku ndodhen hebrenjtë dhe xhamisë Aksa. Këto fjalë janë një përgjigje për UNESCO-n. Friedman, i cili tha se SHBA u ngrit e bazuar sipas Biblës, gjithashtu shtoi se tuneli është po aq pjesë e trashëgimisë së SHBA-së, ashtu siç është edhe Izraeli. Me këto fjalë, Friedman po i referohej “kristian-zionisteve ungjillorë” amerikanë. Ungjillorët janë një element i rëndësishëm i bazës mbështetëse të Trumpit.

Hapja e tunelit që erdhi menjëherë pas “Konferencës së Palestinës” në Bahrein është i qëllimshëm. Netanjahu po zhvillon axhendën e tij hap pas hapi. Përfaqësimi i fortë i amerikanëve në hapjen e tunelit nënkupton miratimin e Shteteve të Bashkuara të aneksimit të Jeruzalemit Lindor. Nëpërmjet kësaj show tek tuneli, Izraeli dhe SHBA deklarojnë se plani i ashtuquajtur i paqes i Trumpit është i vdekur.

Reagimi i “Organizatës së Bashkëpunimit Islamik” dhe sekretarit të përgjithshëm të saj saudit Yousef Al- Othaimeen ndaj tunelit të Izraelit ka për të qenë interesant. Organizata që dikur quhej “Konferenca Islamike”, u krijua në vitin 1969 pas zjarrvënies së xhamisë Aksa. SHBA-ja dhe Izraeli po luajnë me zjarrin. Po 57 anëtarët e “Organizatës së Bashkëpunimit Islamik” çfarë dobie kanë?/yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne