Një shtetas anglez dënohet me 4 vjet burgim për pjesëmarrje në organizatën terroriste PKK

Një shtetas anglez, i cili shkoi në Irak dhe Siri për trajnime në kampet e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, u ndëshkua me 4 vjet burgim.

Old Bailey që është Gjykata e Krimeve të Rënda e Londrës publikoi aktvendimin në lidhje me shtetasin anglez, Aidan James.

James u dënua me 4 vjet burg për stërvitje të armatosur në një kamp të organizatës terroriste PKK në Irak.

James, i cili u ndalua në aeroportin e Liverpoolit më 4 shkurt të vitit të kaluar gjatë kthimit nga Siria në Angli me akuza për “përgatitje për veprime terroriste” dhe “prani në vendet ku bëhen trajnime për terrorizëm”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne