Hungaria do të marrë pjesë me kënaqësi në projektet e rindërtimit në Siri

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban deklaroi se vendi i tij do të marrë pjesë me kënaqësi në projektet e Turqisë për rindërtimin në Siri.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeministri Viktor Orban mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi pas mbledhjes së Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë në kryeqytetin Budapest.

Orban bëri të ditur se me Presidentin Erdogan kanë folur për projektet e planifikuara në lidhje me zonën e sigurt në kufirin turko-sirian, ndërsa shtoi se vendi i tij do t’i përkrahë këto projekte.

“Ata që u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre duhet të jenë në gjendje të kthehen. Çështja më e rëndësishme në botë është që njerëzit të kenë shtëpi. Është e rëndësishme që personat e detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre të ndihmohen të kthehen. Presidenti Erdogan i ndau me mua projektet në lidhje me zonën e sigurt. Projektet përfshinin rindërtimin e qyteteve, fshatrave, kishave, shkollave, spitaleve. Edhe pse Hungaria nuk është një vend i pasur dhe i madh, ne do të bëjmë atë që na takon. Ne me kënaqësi do të marrim pjesë në projektet e rindërtimit që Presidenti Erdogan ka njoftuar”, deklaroi Kryeministri Orban.

Duke vënë në dukje se gjatë takimit kanë biseduar edhe çështjet e sigurisë dhe migracionit, Orban tha se Turqia po zhvillon një luftë serioze me migracionin e paligjshëm dhe deri në tetor ka parandaluar kalimin e rreth 350 mijë emigrantëve të parregullt.

“Pa Turqinë migracioni drejt Evropës nuk do të mund të ndalej, ajo është partnere strategjike e Hungarisë”, bëri të ditur Orban.

Kreu i qeverisë hungareze gjithashtu bëri të ditur se bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes po vazhdon, ndërsa tha se “Të dyja vendet janë anëtare të NATO-s, prandaj jemi edhe aleat nga aspekti ushtarak. Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe të NATO-s. Pasi ajo është aleate e jonë ne bëjmë përpjekje për bashkëpunim në politikat e mbrojtjes dhe në industrinë e mbrojtjes”.

Orban gjithashtu tha se Turqia dhe Hungaria kanë marrë përsipër projekte të përbashkëta në Afrikë dhe në këtë kuadër kanë dërguar mjekë në Keni./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne