Një tërmet i fuqishëm godet rajonin Ternate të Indonezisë

Një tërmet me fuqi prej pesë ballësh sipas Rihterit ka goditur mbrëmë krahinën indoneziane Maluku Verior.

Enti për meteorologji, klimë dhe gjeofizikë të Indonezisë njoftoi se epiqendra e tërmetit është regjistruar në rajonin Ternate rreth 150 kilometra nga bregu dhe në thellësi prej dhjetë kilometrave.

Shërbimet kompetente nuk kanë dhënë paralajmërim për paraqitje të mundshme të cunamit.

Deri tani nuk ka informacion për persona të pësuar.

Rajoni Ternate edhe nga mesi i korrikut u godit nga një tërmet me fuqi prej 7.3 ballë, ku jetën e humbën së paku gjashtë persona./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne