Me një thënie të Imam Aliut , ministri i jashtëm i Katarit u përgjigjet akuzave të Arabisë Saudite dhe Emirateve

Ministri i jashtëm i Katarit u është përgjigjur akuzave të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe duke publikuar një thënie të Imam Aliut.

Muhamed bin Abdurrahman, shefi i diplomacisë katariote, në adresën e tij në rrjetin social Twitter shkruan thënien e hz. Ali: “Çdo sëmundje e ka një ilaç…përveç harbutërisë”. Në këtë mënyrë, ministri i jashtëm i Katarit reagoi ndaj sulmeve të funksionarëve dhe mediave arabe kundër Katarit, pas publikimit të disa deklaratave pro-iraniane të Emirit të Katarit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne