Një tjetër rezolutë e AP të OKB për ndërprerjen e dhunës ndaj myslimanëve Rohingya

Komiteti i tretë i AP të OKB ka nxjerrë një tjetër rezolutë për t’i dhënë fund dhunës ndaj myslimanëve Rohingya në Mianmar.

Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters të lajmeve, ky komitet ditën e enjte ka kërkuar nga Mianmari t’i japë fund dhunës dhe sulmeve ushtarake ndaj myslimanëve Rohingya në provincën Rakhin. Rezoluta është miratuar me 135 vota pro, 10 kundër dhe 26 vota abstenim. Kjo rezolutë i kërkon Antonio Gutters që të dërgojë përfaqësuesin e tij special në Mianmar. Kohët e fundit Komisariati i lartë i OKB për çështjet e refugjatëve ka shprehur shqetësimin mbi numrin e madh të myslimanëve Rohingya që janë larguar nga Mianmari për në Bangladesh. Sipas këtij organi, vetëm brenda 2 javëve të fundit nga Mianmari në drejtim të Bangladeshit janë evakuuar 70 mijë myslimanë dhe banorë të provincës Rakhin. Zëdhënësi i komisariati të lartë të OKB për çështjet e refugjatëve ka thënë se myslimanët e shpërngulur nga Mianmari kanë nevojë të theksuar për ndihma humanitare, strehim dhe ndihma financiare. Për shkak të dhunës dhe agresionit të ushtrisë dhe budistëve ekstremistë kundër myslimanëve në provincën Rakhin të Mianmarit, me mijëra myslimanë janë detyruar të evakuohen në drejtim të Bangladeshit. Pamjet e transmetuara deri tani tregojnë për një gjenocid dhe spastrim të gjerë kundër myslimanëve në Mianmar./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne