Një tjetër sulm ndaj NATO-s në Afganistan, vriten 4 persona

Të paktën katër persona kanë mbetur të vdekur dhe gjashtë të tjerë të plagosur në sulmin e sotëm mbi një autokolonë të NATO-s në rajonin Karabag të Kabulit.

Sulmi i cili ndodhi në afërsi të godinës së guvernatorit të Karabagut është kryer nga një sulmues vetëvrasës i veshur si grua.

Në sulm humbi jetën një ushtar i NATO-s dhe tre civilë.

Forcat e NATO-s në Afganistan kanë konfirmuar se gjatë këtij sulmi është vrarë një ushtar dhe përkthyesi i tij, ndërsa pesë ushtarë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Përgjegjësinë për sulmin e morën talebanët të cilët nga ana e tyre pretendojnë se gjatë sulmit jetën e kanë humbur 11 ushtarë amerikanë.

Edhe të mërkurën forcat e NATO-s ishin objektiv i një sulmi vetëvrasës në zonën e Kandaharit, në të cilin u vranë dy ushtarë amerikan./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne