Një shpërthim, origjina e të cilit nuk dihet ende, shkaktoi një të vdekur dhe një të plagosur pranë një stacioni metroje në zonën e Stokholmit, njoftoi policia duke përjashtuar pistën e një akti terrorist.
“Një gjashtëdhjetë vjeçar i plagosur rëndë dhe i shtruar në spital në gjendje të rëndë ka humbur jetën”, njoftoi policia në faqen e saj të internetit.
Një grua 45-vjeçare që e shoqëronte është plagosur lehtë.
“Sipas dëshmitarëve, personi kishte marrë një objekt në tokë që kishte shpërthyer menjëherë”, theksoi Sven-Erik Olsson, zëdhënës i policisë së Stokholmit. (ATSH)