Një vit më parë e mitura Jonada Avdia u përplas për vdekje me skaf nga ish-polici Arjan Tase, ndërsa po pushonte me familjen në Potam të Himarës.
7-vjeçarja humbi jetën tragjikisht në plazhin Potam të Himarës teksa po lahej në det, pasi u godit nga një gomone, e cila në kundërshti me rregulluat, po lundronte brenda kordonit të sigurisë.
Joanda u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.
Ngjarja solli reagime nga gjithë opinion publik, ndërsa protesta u organizuan për disa ditë me radhë. Një tragjedi e tillë solli edhe reagimin e policisë e cila bllokoi të gjitha mjetet lundruese pothuajse në të gjithë vijën bregdetare dhe iu nënshtruan një kontrolli, ndërsa edhe këtë vit kontrollet dhe ndëshkimet për drejtuesit e mjeteve lundruese që shkelin rregullat janë shtuar.
Ndërkohë, më 11 korrik Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet dhe mori zyrtarisht të pandehur ish-efektivin, që tashmë do të përballet me drejtësinë për akuzën e vrasjes me dashje në mënyrë indirekte. Për këtë vepër penale, parashikohet dënim maksimal deri në 15 vite burg.
Ndërsa 8 personat e tjerë, punonjës të policisë kufitare dhe bashkisë Himarë, akuzohen për “shpërdorim detyre”./TPZ