Njëra ish-kandidate për deputete e LSI, tjetra mbështetëse e PD, Berisha komenton dy avokatet e caktuara nga shteti: Nuk i njoh, por atë që e hoqën, ai ishte valutë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot caktimin e dy avokateve të reja, Rabie Cenaliaj dhe Jalldiz Kastrati.

I pyetur nga gazetarët, se çfarë mendimi ka, pasi njëra prej tyre ka qenë ish kandidate për deputete e LSI, ndërsa tjetra mbështetëse e PD, Berisha tha se nuk i njoh.

“Tani zotëri, së pari nuk kam asnjë njoftim. Unë duhet të njoftohesha sipas procedurës. Së dyti për persona që nuk i njoh, nuk komentoj. Nuk i njoh si persona, nuk kam asnjë koment dhe kjo është normale për personat që nuk i njoh. Atë që e hoqën ai ishte valutë”, tha Sali Berisha.

Ndërkohë i pyetur nëse ka një datë për nisjen e protestave, ai tha se protestat kanë nisur në Parlament.

“Do të konsultohemi me këshillin kombëtar dhe aleatët, por ky është atribut i kryesisë. Protesta ka filluar në Parlament, do të jetë shumë serioze javë pas jave”, u shpreh Berisha./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne